Shqiptari për të cilin po flet e gjithë Amerika, gjesti që i la pa fjalë të gjithë

1881
0

Në Manhatan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një shqiptar, i cili punon si kamerier është bërë lajm në mediat e Amerikës. Shqiptari, Armando Markaj ka bërë një gjest, ku për të cilin është përgëzuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë amerikane.

Një grua kishte harruar çekun në vlerë afër gjysmë milioni dollarë në tavolinën ku po konsumonte ushqim, por pas largimit të saj, në momentin kur shqiptari po pastronte tavolinë vërejti çekun e harruar nga gruaja. Menjëherë ai vrapoi drejt derës për të thirrur pronarin e tyre, por gruaja siç raporton DailyNews ishte larguar.

Më pas ai gjeti mënyrën për të kontaktuar gruan, ndërsa i dorëzoi çekun me paratë e harruara. Gruaja nuk kurse fjalët e mira për shqiptarin, i cili prej vitesh punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa ka fituar admirimin e të gjithëve, sidomos me gjestin e kryer së fundmi.

“Detajet e vogla si këto na përcaktojnë si njerëz. Është vetëm një gjest i vogël”, tha mes tjerash Armando Markaj.