Lajm i mirë për gjithë ata që duan të punojnë në Amerikë

3392
0

Administrata e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, ka njoftuar se do të lëshojë 30 mijë viza për punë sezonale gjatë vitit 2019.

Sipas njoftimit nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Punës, këto viza do të lejojnë që punëdhënësit të punësojnë punëtorë të huaj për punë të përkohshme, ndërsa do të jenë në dispozicion vetëm për punëtorët që tashmë kanë marrë statusin H-2B në tre vitet e fundit.

Në muajin mars 2019, një grup senatorësh kërkuan rritjen e numrit të vizave në 66 mijë. Kërkesa për punëtorët sezonalë ishte shumë e madhe, ku këtë vit faqja e Departamentit të Punës pothuajse doli nga funksioni.

Megjithatë, avokatët e një politike të ngushtë të imigracionit kanë thënë se këto viza ulin pagat dhe i pengojnë punëtorët amerikanë të gjejnë vende pune.