367 mijë aplikuan për Lotarinë Amerikane, a duhet të mbajë përgjegjësi politika për largimin e shqiptarëve?

960
0

Nga 367 mijë që nëntorin e vitit të kaluar aplikuan në Lotarinë Amerikane, shumë prej tyre ende nuk kanë mundur ta zbulojnë nëse kanë fituar apo jo. Shkaku është i njohur, edhe këtë vit sistemi u bllokua nga fluksi i kërkimit në të njëjtën kohë i aplikantëve.

Edhe pas sqarimeve të Ambasadës për procedurat që duhet të ndjekin fituesit, nga komentet kuptohet se sistemi vazhdon të mos përgjigjet. Kjo zgjati më shumë se vitet e shkuara.

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është konfirmuar më herët dhe nga Institute i Statistikave me një mesatare prej 40 mijë largimesh në vit.

Në 2018-ën, ëndrrën amerikane e kërkuan 52 mijë shqiptarë më shumë se një vit më herët, por 121 mijë më shumë se në 2016-ën.

Por sa përgjegjëse është politika? Mazhoranca e argumenton me lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe se është normale. Por sipas opozitës, është politika ajo që nuk u jep dhënë shpresë.

Komentoni mendimin tuaj