Ka blerë biletat për Gjermani? Saimiri flet për të ardhmen e tij me Merin

501
0

Ne naten finale Saimiri, protagonist i “Love Story” zgjodhi Merin në krah të zemrës së tij. Ai duket ende i emocionuar, në një intervistë të shkurtër për “Daily Love Story”, foli për planet e tij me Merin, si edhe për raportin e tyre jashtë kamerave.

“Ishte një natë plot me emocione. E di kur të bëhet ai lëmshi në fyt sepse me të dyja vajzat kam kaluar kohë shumë të bukura dhe të dyja kanë qenë vajzat më të mira të kastit. E kisha shumë të vështirë, ka qenë vetëm një eliminim nga ndjenja apo nga diçka e vogël që pata aty për momentin”,- tha Saimiri i pyetur për emocionet e kësaj nate.

Pyetjes nëse ishte vendimi që i dha Generdës më i vështirë krahasuar me atë që i dha Merit, natyrisht Saimiri tha për të parin:

Më e vështirë ishte t’i jepja Generdës lajmin që…i urrej këto gjërat, këto lajmet e këqija. Më erdhi vërtetë shumë keq sepse kemi kaluar një kohë shumë të bukur, është një vajzë shumë e veçantë për mua”.

Po si do vazhdojë njohja me Merin?

Saimiri tha se njohjen me Merin, deri tani e ka pasur përmes kamerave, kështu që e para gjë që do të ndodhë mes tyre është njohja jashtë objektivit: “Ne do njihemi me njëri-tjetrin pa kamera dhe të shohim” – tha Saimiri duke shtuar se biletën për Gjermani nuk e ka prerë ende për vete: “Të shohim, të takohemi këto ditë, të kalojmë pak kohë bashkë, do rri edhe disa ditë këtu.