Duhet ashpërsimi i masave, mjeku i njohur ngre alarmin: 4-5 javët e ardhshme do jenë më të vështira..

417
0

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti gjate nje interviste për Euronews Albania tha se duhet të ashpërsohen masat anti-COVID, pasi situata epidemiologjike në vend është rënduar.

Mjeku theksoi se duhen mbështetur shumë fortë sektorët që kemi probleme dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre për pak javë. Sipas Alimehmetit, këto masa duhet të merren pasi në 4-5 javët që kemi përpara do të jenë më të vështira, sa i përket përhapjes së virusit.

Sa i përket rasti të rëndë të një ditë më parë ku humbi jetën tek spitali “Shefqet Ndroqi” një 18-vjeçar i infektuar, Ilir Alimehmeti tha se edhe në vendet e BE-së ka raste të tilla. “Mund të shohim që ka raste goxha, po të shikojmë vendet e BE-së. Të rijnë përgjithësisht nuk kanë simptoma dhe nuk para vijnë tek mjeku për test”, u shpreh ai.

Mjeku sqaroi se në Shqipëri nuk është tendenca për të indentifikuar të rinj që janë të infektuar.

“Ne kemi tendencën që të mos t’i gjejmë. Për moshën 0 deri në 20-vjeç ne kemi vetëm 6% të raste të identifikuara në total. Ndërkohë, Italia që ka një moshë mesatare shumë më të lartë se ne, ka 12.3% të infektuarve në këtë moshë. Pra jemi ne që nuk i gjejmë rastet, jo se ka ndonjë gjë të çuditshme”, u shpreh