Shqiptari në Amerikë i surprizon të gjithë, lë testamentin prej 5 milionë dollarë për një kauzë të madhe

744
0

Një shqiptar në në Çikago te Shteteve te Bashkuara të Amerikës i ka surprizuar të gjithë me gjestin human që ka bërë.

Ai ka dhuruar rreth 5 milionë dollarë për të hapur katedrën e parë të Albanalogjisë në SHBA, konkretisht në qytetin e Çikagos.

Idai Edy Bregu, një emigrant shqiptar që prej shumë vitesh ka jetuar në Amerikë, para se të ndërronte jetë la një testament të hapur, ku thuhej se një pjesë të pasurisë ia dedikon hapjes së të një katedre të Albanalogjisë.

Tashmë, Katedra e Albanologjisë është në fuksion të plotë falë donacionit prej 5 milionë dollarësh që Bregu ka dhuruar dhe zhvillon veprimtarinë në kuadër të Universiteti De Pol në Çikago.

Ndërsa bëhet me dije se dhëheqës i saj është profesori i njohur Gazmend Kapllani, i cili ka një ekpseriencë të gjatë në universitete dhe kolegje të ndryshme në SHBA.

Në kuadër të Katedrës  do të themelohet edhe Aleanca Shqiptaro-Amerikane, e cila do të grumbullojë intelektualët e rinj shqiptarë në Amerikë, e që për qëllim do të ketë angazhimin e diasporës në çështjen shqiptare, por edhe në avancimin e mëtejshëm të raporteve shqiptaro-amerikane.