Skip to content

Shqiptari kthehet në hero në Itali, rrezikon jeten per te shpëtuar të moshuarin

    Një shqiptar është kthyer në një hero në Itali, pasi ka shpëtuar një të moshuar nga mbytja në ujërat e rrëmbyera.

    Shqiptari është identifikuar vetëm si Agim i cili pa situatën kritike ku ishte italiani, gati për t’u rrëmbyer nga vërshimi i ujit.

    Ky i fundit ishte kapur pas një gardhi, ndërsa makina e tij ishte përmbytur nga stuhia.

    Shqiptari njoftoi autoritetet dhe më pas u fut vetë në ujin e turbulltë.

    Ai mori një litar të gjatë të cilin nga njëra anë ia dha ta mbajë fortë italiani, ndërsa anën tjetër e lidhi te traktorit që ta tërhiqte.

    Mediat lokale raportojnë se Agimi është një shqiptar që ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone. VIDEO