Skip to content

Shqiptari i bën të dashurës propozimin më të veçantë në Aeroport

    Një moment i bukur ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës.

    Një i ri kosovar i ka përgatitur një befasi shumë të bukur të dashurës së tij në aeroport.

    Derisa Mërgimja po dilte nga Aeroporti i Prishtinës pas arritjes nga Anglia, i dashuri i saj, Leotrimi, e ka pritur me tingujt e violinës, për t’u ulur më pas në gjunjë duke i propozuar martesë.

    Ajo mes emocioneve tha ‘Po’, duke pranuar kështu propozimin, ndërsa të pranishmit të gjithë e duartrokitën këtë moment të ëmbël.