“Merr fund vuajtja, ja kur nisin shirat”/ Meteorologia jep lajmin e mirë, ja surprizat e motit

1856
0

Moti na ka befasuar kete vere dhe luhatjet gjate ketyre diteve moti i nxehte na ka shoqeruar.

Fundjava që lamë pas dhe dita e djeshme shënuan kulmin e temperaturave më të larta të verës, plot 41.6 gradë celcius. Por të mërkurën vapa merr fund dhe fillojnë rreshjet e shiut.

“3 valë të nxehti kemi pasur gjatë kësaj vere dhe kjo është e fundit. Parashikohet të marr fund ditën e mërkurë ku pritet të ketë vranësira dhe shira në territorin shqiptar sidomos gjatë pjesës së dytë të së mërkurës duke sjellë edhe rënie të temperaturave me të paktën 4 gradë celcius.

Duke bërë që 15 ditëshin e dytë të gushtit vlerat termike të luhaten në 33 gradë afër vlerave normale klimaterike të muajit që ne ndodhemi”, thotë metereologe Adiola Bani për “Top Channel.