Ç’po ndodh kështu? Reshje të dendura dëbore dhe stuhi

2311
0

E nëse në Shqipëri u regjistruan sot temperatura deri në 40 gradë dhe një i nxehtë i tillë është edhe në vende të tjera të Evropës, në anën tjetër të globit ka ardhur dimri.

Bora mbuloi disa pjesë të Australisë juglindore të shtunën, ndërkohë që moti i ftohtë përfshiu pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar pamje mahnitëse.

Azia ndërkohë po regjistron reshje të mëdha shiu duke shkaktuar përmbytje të shumta në Kinë, Indi dhe Pakistan.

Në Australi, drejtuesit e mjeteve u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi për shkak të reshjeve të dëborë. I ftohti polar përfshiu shtete të tilla si Victoria dhe New South Wales

Bora, e cila filloi të premten, u shoqërua me erëra deri në 70 km/orë në disa vende. Stuhia u zhvendos në Queensland të dielën, duke shkaktuar rënie temperaturash.

Disa vende panë reshjet më të rënda të tyre në dy dekada, njoftoi Queensland Country Life.

Një grua u vra të premten kur një pemë e madhe ra në makinën e familjes së saj në Yarra Ranges, në lindje të Melbourne, në Victoria, raportoi The Guardian.

Një djalë 4-vjeçar në makinë u shtrua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën. Një djalë 5-vjeçar dhe një mashkull i rritur u shtruan gjithashtu në spital, por dëmtimet e tyre ishin më pak të rënda.

Video: