Shqiptari humbi jetën duke punuar në ndërtim, tubim në Itali: Drejtësi për babanë e dy fëmijëve

536
0

Një muaj më parë, shqiptari Edison Malaj humbi jetën në Itali, në vendin e punës ku ai punonte. Edison Malaj, 55 vjeç, ishte babai i dy fëmijëve dhe prej 25 vitesh jetonte dhe punonte në Cosenza në ndërtim. Ai humbi jetën më 18 shkurt teksa punonte, pasi një masiv betoni u shkëput nga vinçi duke e zënë poshtë dhe duke ndërruar jetën në vend.

Mbrëmjen e djeshme, 1 muaj pas vdekjes familjarët, shqiptarë që jetojnë atje, por edhe italiane të zonës kanë bërë një tubim me pankarta duke kërkuar që të merren masa për kushtet e punës. Edision Malaj ishte babai i dy fëmijëve Sarës, 29 vjeçe, dhe Gabrielës, 19 vjeçe.

“Shpresojmë që drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe ky është një hap i parë”, tha Sara, vajza e punëtorit që humbi jetën.

“Babi ishte një njeri solar, e donin të gjithë dhe nuk thoshte kurrë jo”,  kujtoi Sara, duke falënderuar të gjithë ata që u bashkuan me protestën e tyre.

Për ngjarjen po kryhen hetime, ndërkohë që prokurorët e çështjes ende nuk kanë dalë në konkluzionin nëse kompania që kryente punimet respektonte të gjitha rregullat e sigurisë. Nën hetim për ngjarjen vijojnë të jenë pronari dhe dy përgjegjës të kompanisë