Aksidenti tragjik në Tepelenë/ Dalin FOTOT e 3 prej viktimave

280
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj ku humbën jetën tragjikisht katër persona.

Ditën e sotme janë publikuar foto të tre nga katër viktimat. Makina tip “Mercedes Benz”, që po lëvizte me shpejtësi humbi kontrollin dhe u përplas me dy automjete të tjera.

Nga përplasja humbi jetën Riza Rrapaj i cili ishte shofer i Benzit dhe çifti Lavdosh dhe Lefteri Begaj të cilët po udhëtonin me makinë tip “Toyota”. Nga aksidenti humbi jetën edhe 90-vjeçarja, Afërdita Begaj, e cila vdiq në vendngjarje. Ndërsa dy viktimat e tjera ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt, humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit.

Të palgosur rëndë janë edhe Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.