Shqiptari denoncon ‘LIVE’ në emision humbjen e të fejuarës, ”shokon” babai i saj: Vajza ime të la, tani shiko jetën..

321
0

25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte larguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit.

Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tentuar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte deklaruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për humbjen e të fejuarës së tij.

Mes nesh nuk ka ndodhur asgjë, vetëm kur është larguar papritur. E dija se do shkonte në punë. Kemi 7 vite që jetojmë bashkë në Ciro Marina të Italisë. Debate burrë e grua kemi pasur, po jo që ajo të ikte dhe të mos kthehej më. Folëm në telefon, por u shkëput linja dhe në orën 21:00 të darkës fola prapë dhe dy fjalë më tha dhe e mbylli.

Ditën tjetër, pas shumë telefonatave ma hapi dhe më tha “jam në autobus po iki në Shqipëri”. Unë kam komunikuar me prindërit e saj dhe ata më thanë “po vjen në Shqipëri”. I bija telefonit më pas dhe doli i fikur’-u shpreh Klodiani në një lidhje live skype me moderatoren Odeta Dume.

Stafi i “Pa Gjurmë” kontaktoi me babain e Asies, Arjan Muçën, teksa ky i fundit dha lajmin se vajza e tij nuk kishte humbur, por ndodhej e strehuar në një shoqatë në Milano të Italisë, për arsye se kishte hequr dorë nga bashkëjetesa me Klodianin.

Vajza më ka telefonuar dhe ndodhet në një shoqatë bamirësie në Milano. Ime bijë nuk është e humbur. Ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me Klodianin. Është strehuar atje tashmë. Nuk shkonte me Klodianin ndoshta, s’e di. S’është puna jonë kjo, e kanë me njëri-tjetrin”, deklaroi Arjan Muçaj.

36-vjeçari e mëson live vendndodhjen e të fejuarës dhe komunikon në program me babain e saj.

Klodiani: Ajo iku dhe unë nuk e di a ndodhet vertëtë në shoqate

Arjan Muçaj: Vajza me telefonoi dhe më tha se nuk dëshiron më të jetojë me ty. Mua më vjen keq, por ajo vendos.

Klodiani: Unë dyshoj se Asia ndodhet në Milano tek shoqja e saj dhe gënjen, pasi nuk do të zbulojë shtëpinë ku fshihet.

Arjan Muçaj: Unë kam numrin e telefonit të vajzës, mund ta merrni live.

“Pa Gjurmë” kontaktoi menjëherë me numrin, që vajza kishte marr për herë të fundit babain, por nga ana tjetër u përgjigj një zë burri dhe u mësua se ishte bashkëshorti i mikes së Asije Muçaj, me emrin Mario.

Odeta Dume: Përshëndetje!

Mario: Kë kërkoni?

Odeta Dume: Ne kërkojmë Asie Muçajn, mundesh të lutem të na e nxjerrësh në telefon, pasi rezulton e humbur për të fejuarin dhe prindërit. Familja dyshon se strehohet në shtëpinë tuaj.
Mario: Unë nuk e njoh Asien dhe nuk po e kuptoj pse me telefononi mua. Ju lutem mos më shqetësoni.

Në këtë moment të bisedës ndërhyn babai i 25-vjeçares, Arjan Muçaj.

Arjan Muçaj: Mario të lutem mos e moho, më ndihmo të gjej vajzën. Vajza ime qëndronte me ju dhe vintë në familjen tuaj.

Mario: Unë nuk e di se ku është vajza jote, as nusja ime nuk e di ku është goca jote. Të lutem më telefono në privat dhe flasim.

Babai i 25-vjeçares Arjani dhe Mario vendosën që të komunikojnë privatisht për të zgjidhur këtë çështje, ndërsa i fejuari Klodiani i prekur, pranoi se Asia ka të drejtën e saj të ndahet. Por për të ishte një lajm i papritur ai që komunikoi vjehrri në studio, se vajza i ka dhënë fund kësaj llidhje pas 7 viteve. 36-vjeçari e mbylli lidhjen me ’Pa Gjurmë’: ’Nëse dëshironte të ndahej me mua, të më njoftonte. Unë do e dërgoja vetë në Shqipëri t’ua dorëzoja prindërve’.