Mos e fikni kurrë WiFi-n tuaj, eksperti tregon arsyen

Teksa i ftohti afrohet, familjet në Mbretërinë e Bashkuar po kërkojnë të kursejnë energji kudo që të munden mes krizës së kostos së jetesës.

Por teksa fikja e WiFi-së tuaj mund t’ju kursejë pak para, mund të shkaktojë më shumë probleme afatgjatë.

Ekspertët e fushës u kanë kërkuar familjeve që të mos i fikin ruterat e tyre sado joshëse mund të duket kjo.

Jeff Parsons, redaktor i teknologjisë dhe shkencës në Metro, vuri në dukje se ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familje mesatarishz deri në 20£ në vit.

Megjithatë, ai vazhdoi të shpjegonte: “BT, Sky dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.”

Arsyeja është se fikja dhe ndezja e vazhdueshme e routerit mund t’i indikojë ofruesit tuaj të internetit se lidhja juaj është e paqëndrueshme, raporton LadBible.

BT tha në një deklaratë: “Fikja e vazhdueshme e shpërndarësit e bën linjën të duket e paqëndrueshme, që do të thotë se shpejtësia juaj mund të reduktohet automatikisht për të përmirësuar besueshmërinë e lidhjes suaj me rreze të gjerë.”

- Advertisement -

Bimby TM7: Robot i Ri i Kuzhinës që Zëvendëson Më Shumë se 20 Pajisje

Bimby TM7 është versioni më i fundit i robotit të njohur të kuzhinës, i dizajnuar për të thjeshtuar gatimin në mënyrë inteligjente dhe efikase....

Risia në WhatsApp, vjen veçoria e re që të gjithë mezi e PRISNIT!

Whatsapp njoftoi se po shfaqte një veçori draft mesazhesh për iOS që do të jetë e disponueshme për përdorim gjatë javëve të ardhshme. Funksioni...

Ne Suedi u thonë JO tabletave dhe kompjuterave nëpër shkolla, “Nxënësit kanë nevojë që të..”

Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjuterave dhe pajisjeve të tjera elektronike nëpër klasa, pasi mësuesit druhen se këto pajisje po dëmtojnë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.