Shqiptarët protestojnë në Londër kunder deklaratave të Sekretares së Punëve të Brendshme

59
0

Emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe janë duke zhvilluar këtë të shtunë një protestë në Westminster Bridge në Londër. Ata japin një mesazh kundër komenteve që ka bërë Sekretarja e Punëve të Brendshme, Suella Braverman për shqiptarët.

Dhjetëra shqiptarë zgjodhën të protestonin të veshur me ngjyrat e flamurit kuqezi dhe nën ritmin e këngëve patriotike. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se si dhe fëmijët janë mbledhur së bashku me të rriturit duke kënduar e kërcyer si shembulli më i mirë i një proteste paqësore.

Komuniteti shqiptar është mbledhur afër parlamentit britanik.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshëm shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të ‘La Manshit’ kanë ‘pushtuar’ Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.

Të menjëhershme kanë qenë kritikat ndaj saj, ndërsa një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Sky News u shpreh se deklarata ishte e ekzagjeruar dhe e bërë për qëllime elektorale. Rama theksoi se ajo që e shqetëson më shumë është fakti që nuk kërkohet falje