Berisha të rinjve në Tik Tok: Nëse jeni të kënaqur, rrini në shtëpi dhe mos dilni në protestë!

236
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, u është drejtuar të rinjve dhe ndjekësve të tij në rrjetin social të videove Tik Tok, të marrin pjesë nesër në protestën që do të zhvillohet në orën 16.00.

Duke i ftuar në tubimin që është deklaruar se do të jetë më i madh se 7 korriku, Berisha thotë se nëse ata janë të kënaqur të mos dalin në shesh. Por nëse ndjejnë se Shqipëria po lëviz në drejtimin e gabuar, t’u bashkohen demokratëve.

“Në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj t’ju ftoj të reflektoni. Nëse ju jeni të kënaqur me drejtimin që po ecën Shqipëria, me mundësitë që ajo ofron, me arsimimin, me rrogat, me çmimet. Ju nesër edhe mund të qëndroni në shtëpitë tuaja.

Në rast se jeni të pakënaqur me të gjitha këto dhe ndjeheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni nesër në protestën e madhe të qytetarëve shqiptarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, thotë ndër të tjera Sali Berisha.

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha