Shqiptarët nuk do të pengohen të udhëtojne jashtë vendit. Zv. ministrja jep lajmin e mirë, ja çfarë duhet të dini

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar sot se shqiptarët këtë verë nuk do të pengohen për të udhëtuar jashtë vendit.

Tomini u shpreh se edhe nëse vendet europiane nuk njohin vaksinat ruse e kineze, qytetarët  shqiptarë sërish do të mund të udhtëtojnë, duke paraqitur tamponin negativ.

“Përveç aplikimit me pasaportën e vaksinimit është edhe tamponi 48-72 orë. Kështu që popullata shqiptare nga kryerja e njërës apo tjetrës vaksinë nuk do të privohet nëse kemi disa alternativa siç është pasaporta e vaksinimit me vaksinat e BE apo kryerja e një tamponi”, u shpreh Tomini për Klan Tv.

Ajo shtoi se tamponi vlen edhe për ata që e kanë kaluar Covid-19, pasi barkodet që njihen në kufi janë të vendosura vetëm tek certifikata e vaksinimit si edhe tek rezultati i tamponit.

“Ka individë të cilët mund ta kenë kaluar sëmundjen por nuk reflektojnë në gjak antikorpe, prandaj edhe nëse individët që kanë kaluar sëmundjen të kryejnë tamponin 48-72 orë”, tha zv.ministrja Tomini.

Teksa po planifikohet hapja e kufijve, asnjë vend në Europë nuk ka dalë me vendim final për të lejuar apo jo turistë nga vendet jashtë unionit.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.