Shqiptarët nisen për në Belgjikë, Wizz Air i zbret në Francë: Ikni me autobus!

324
0

Moskorrektësia dhe skandalet e Wizz Air nuk paskan të ndalur. Së fundmi disa qytetarë kanë treguar për JOQ ALBANIA kalvarin e vuajtjeve me këtë kompani. Ata shprehen se ishin nisur drejt Belgjikës, por avioni është vonuar rreth tre orë në Rinas.

Më pas, avioni nuk e ka bërë zbritjen në Belgjikë, por në Lille të Francës. Sipas burimeve për JOQ ALBANIA, aty është shoqëruar nga policia një prej personave që kishte probleme me shtetin francez.

Bëhet me dije se pas kalimit në aeroport, personat e tjerë do të dërgohen me autobus për në destinacion.

Qytetari shkruan:

Pshd gjith shqiptarve. Sot jemi nisur nga Tirana per ne Charleroi me companin wizzer nisja ishte ne 19h30 nga tirana . Avioni erdhi me vones 1 ore , Pasi hypen ne avion airoporti Charleroi nuk pranoj qe te bente uljen . Te gjith nuk pranuam qe te zbresim nga avioni moren masa tjera dhe avioni u nis por mbas 2h udhetim na than qe avioni nuk ulet ne Charleroi por ne france lille.

Problimi esht se shum veta skan pas drejt te hyjn ne France per problemet personnale dhe jan arrestuar . Duhet te keni shum kujdes me kompanin wizzer . Peshendes at djalin e ti qe u arrestua nga policia i dhem qe mos e vrit menjen fjeten e ke fales dhe ushqimin . Ne po presim akoma atobuzin per me na derguar ne Charleroi.

Avioni nuk esht ulur fare ne belgjik n’a derguan ne France. Pas asnje lajemerim. Jemi akoma ne pritje te atobuzave per ne belgjik 240 persona afersisht