Shqiptarët ngelin te bllokuar, BE i hap kufijtë vendeve te Afrikes, data e ardhshme per te udhëtuar lirshëm mund te jete..

1098
0

Këshilli Europian ka perditesuar listën e vendeve jashtë BE-së, për të cilat do të hapen kufijtë dhe do lejohet udhëtimit.

Kufijtë mbeten të mbyllur për Shqipërinë dhe gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa BE ka parë të arsyeshme që të lejojë qytetarët e Marokut, Ruandës, Tunizisë, Gjeorgjisë, etj., që të udhëtojnë lirshëm në union pasi kanë përmirësim të treguesve në lidhje me koronavirusin.

Vendet me të cilat u hapën kufijtë nga data 16 korrik janë:

Algjeria

Australia

Kanadaja

Gjeorgjia

Japonia

Maroku

Zelanda e Re

Ruanda

Korea e jugut

Tajlanda

Tunizia

Uruguaji

Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE-së.

Lista do të përditësohet përsëri pas 2 javësh. Duke filluar nga 1 korriku, shtetet anëtare të BE-së filluan gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për banorët e disa vendeve të treta.