Shqiptarët i siguruan operacionin mijëra eurosh, ja si është gjendja e Musa Baculit sot

1262
0

Musa Baculi është 15-vjeçari që i bëri ballë sfidave të mëdha.

Gjatë muajit dhjetor ai u nis nga Shkodra drejt Xhenovës së Italisë për kurim në një spital të specializuar.

Falë ndihmës së shqiptarëve, të cilët siguruan rreth 60.000€ për realizimin e operacionit, sot Musai është shëruar përfundimisht.

Lajmin e ka ndarë në ‘Facebook’, bamirësi Ilir Hoxholli, i cili pohon se ishte hera e parë që në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ promovuan një rast me një shumë kaq të madhe, por që fal zotit dhe të gjithë atyre që ndihmuan ia dolën.