Mot i ftohte dhe me shi, ja kur pritet të hapet koha dhe rriten temperaturat

2966
0

Prej disa javësh shiu ka pushtuar të gjithë vendin dhe temperaturat e ulëta kanë shoqëruar reshjet.

Teksa i gjithë muaji maj u parashikua se do të shoqërohej nga reshje intensive shiu, rrezet e diellit pritet të çajnë qiellin me re të zeza.

Pritet sipas parashikimeve rritje e temperaturave nisur nga e enjtja dhe ulje të intensitetit të reshjeve të shiut pas fundjavës.

Sinoptikania Adiona Bani tha për News 24:

Temperaturat rriten nga e enjtja. Intensiteti i reshjeve të shiut do të ulet të premten. Pas fundjavës do të ketë më shumë ditë me diell.”