Shqiptarët i bëjnë për vete grekët me këtë gjest që pushtoi mediat greke (Fotot)

526
0

Kush thotë që shqiptarët përmenden vetëm për punë të këqija nëpër botë? Ka plot emigrantë shqiptarë kanë arritur të thyejnë akullin, duke bërë për vete grekët.

Një iniciativë speciale u nis fundjavën e kaluar nga Shoqata Shqiptare e Mërgimtarëve të Kissamos. Anëtarët e Shoqatës me përvojë në ndërtim dhe punë teknike dhuruan një lulishte të bukur në Shkollën e Parë Fillore të Kissamos, e cila tani do të zbukurojë ndërtesën dhe do ta modernizojë atë estetikisht për shumë vite.

Media greke ka publikuar fotot frymëzuese të punës së emigrantëve shqiptarë dhe i cilëson një shembull të vullnetit të mirë dhe kontributit për shoqërinë.

Iniciativa e tyre ka thyer mitin e shqiptarëve, të cilët përgjithësisht në mediet e huaja janë përmendur vetëm për vepra pe nale, vje dhje dhe pazare dro ge./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.