Gjermanët dalin në protesta kunder kufizimeve të qeverisë për Covid-19, shikoni si jane mbushur rruget (Video)

144
0

Aktivistët fgjermane në rrjetet sociale u bënë thirrje ndjekësve në mbarë Evropën që t’i bashkëngjiten protestës së tyre.

Të zemëruar nga një vendim i mëparshëm për të ndaluar protestat pasi demonstruesit në një tubim të fundit nuk kishin mbajtur maska e nuk e kishin respektuar as distancimin social, aktivistët i kishin shtuar përpjekjet për grumbullime masive këtë fundjavë.

Me lejimin e tyre, gjykata praktikisht i doli kundër ministrit të brendshëm gjerman, Andreas Geisel, i cili kërkoi që protesta të mos zhvillohej duke ngritur shqetësime lidhur me përhapjen e koronavirusit.

Protestuesit u mblodhën në qendër të Berlinit të shtunën para fillimit të protestave, duke mbajtur mbishkrimet “Mjaft me gënjeshtrat për koronavirusin” dhe “Merkel duhet të ikë”.

Deri më tani Gjermania e ka menaxhuar pandeminë më mirë se shtete të tjera evropiane e kjo falë testimeve rigoroze. Javët e fundit megjithatë, edhe ky vend shënoi rritje të rasteve të reja, ashtu si mjaft shtete të tjera të botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.