Shqiptarët, babë e bir, shpallen heronj të New York, rrezikuar jetën e tyre per te shpetuar nje te moshuar

Shqiptarët Qazim Suljoviç dhe i biri i tij Loui Suljoviç, do të nderohen me tituj nderi, pasi ka shpëtuar nga grabitja një grua të moshuar nga një sulm me th ikë, pranë vendit të tyre të punës.

Babë e birë kur kanë parë se çfarë po ndodhte para picerisë së tyre, kanë vrapuar dhe janë “ kacafytyr” me keqbërësit duke shpëtuar gruan. Ata vepruan në rrezik dhe se pësuan goditje me thikë nga dy grabitësit. Mediat njujorkeze shkruajnë se babë e birë shpëtuan gruan nga goditja me thi kë duke rrezikuar jetën e tyre, ndërsa qytetarët e New Yorkut mbledhin ndihma për Qazim dhe Loui Suljoviç.

Sipas gazetës New York Post, citohet: Një pronar picerie dhe babai i tij u shpallën Hero nga Qyteti i New Yorkut, teksa po luftojnë për jetën e tyre pasi u goditën disa herë me thikë kur u hodhën për të ndaluar grabitjen e një gruaje 61-vjeçare jashtë restorantit të tyre në Queens, thanë të afërmit dhe policia”.

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij, Qazim Suljoviç, panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra.

Ata të dy ndodhen në spital. “Qazimi është në një situatë të rëndë ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Stacioni i policisë Precinct 110 NYPD deklaron: “Ata janë heronj, pasi u hodhën për të shpëtuar një të moshuar që po grabitej”, citon INA.

E moshuara u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcë nuar me thi kë.

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuar. Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Policia gjeti te 30 vjeçari edhe sasi droge her oinë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.