Skip to content

‘Shqiptarë largohuni nga ky vend’, Ministria e Jashtme bën thirrjen urgjente

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.

    Duke marrë parasysh r.rezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

    Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina

    Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose
    në adresat e emailit:
    ambasada@albania.waw.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al;
    dk@mfa.gov.al