Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa Çekia që u kualifikua si e dyta pas fitores 3 – 0 me Moldavinë.
Trajneri Sylvinho aktivizoi futbollistë të cilët kishin pak minuta në sfidat zyrtare duke ndryshuar gjysmën e formacionit titullar në dallim nga ndeshjet e fundit.Kuqezinjtë hasën vështirësi përballë skuadrës së fundit në grup që ushtroi presion, madje duke rrezikuar edhe disa herë portën e Strakoshës.