Dënohet me 17 vite burg shqiptari që vrau bashkëatdhetarin e tij në Itali!

1122
0

Nuk ka dënim të përjetshëm për Rigels Gjinajn, shqiptarin e akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Emanuel Rroku. 34-vjeçari u dënua sot në shkallë të parë me 17 vjet e 4 muaj. Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Rossella Ferrrazzi e uli dënimin me një të tretën, shkruajnë mediat italiane.

Mbrëmjen e 16 shtatorit 2022, Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Në këtë moment, me sa duket ka lindur një debat me Rigelsin.

Në debat e sipër që kulmoi me vrasje, 34-vjeçari shqiptar nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë. Një plumb goditi bashkatdhetarin e tij 23-vjeçar dhe dy të tjerët plagosën po aq persona, përfshirë këtu një djalë 20 vjeçar.

Gjatë sherrit, një breshëri plumbash të shkrepur nga arma e 34-vjeçarit dhe një prej tyre ka goditur Rrokun në arterien karotide. 23-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur në spitalin e Legnano-s, ndërsa 34-vjeçari është shtruar për disa kohë në Gallarate për shkak të dhunës që ka pësuar atë mbrëmje.