Skip to content

Shqiperia ne “Listen e zezë” për udhëtimet në BE

    Këshilli Evropes ka përditësuar listën e vendeve ndaj të cilave mund të fillohet të hiqen sanksionet për sa i përket udhëtimeve.

    Sipas këtij rekomandimi, vendet e anëtare mund të fillojnë të heqin kufizimet si dhe të hapin kufijtë për banorët e këtyre shteteve:

    • Australia
    • Japonia
    • Zelanda e Re
    • Ruanda
    • Singapori
    • Koreja e Jugut
    • Tailanda
    • Kina, në bazë të konfirmimit të reciprocitetit

    Kriteret mbi të cilat vendoset nëse duhen hequr kufizimet e udhëtimeve për vendet jashtë BE janë: situata epidemiologjike dhe masat e ndërmarra duke përfshirë rregullat për distancimin fizik, si dhe gjendja ekonomike e sociale.

    Vendet e Ballkanit Perëndimor ku ben pjese dhe vendi yne kanë mbetur sërish jashtë kësaj liste për shkak të shifrave të larta që janë regjistruar gjatë muajve të fundit.