Shqipëria mund Izraelin, me “predhën” e Xhakës (Video)

460
0

Një gol i bukur nga Taulant Xhaka i ka dhënë fitoren Shqipërisë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit.

Djemtë e Panuçit ishin në formë të mirë, sidomos portieri Strakosha që disa herë shpëtoi gola të sigurtë.

Do të vinte minuta e 55-të kur kombëtarja kuq e zi do kalonte në avantazh.

Një e djathtë e fortë e Xhakës në cep të portës, ishte e pakapshme për portierin mik.

Edhe pas shënimit të golit, shqiptarët kërkuan të dytin që mund ta shënonte Hysaj, por i vetëm me portierin e dërgoi sferën jashtë.

Një fitore e merituar, dhe me moral për takimin e radhës me Skocinë.

xhaka gol on Vidnews.