“Unë po të blej lodrat, ti më lër rehat” Lira Gjika: Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra por..

550
0

Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë që prindit i duket e bukur. Kjo formë marredhenieje, që prindi pa dashur ndërton me fëmijën, është formë komerciale. Eshtë sikur bën një kontratë: “Unë po të blej sendet, ti më lër rehat”.
Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kaq te percipta. Marrëdhënia prind-fëmijë eshte marrëdhenie themel e njeriut me njeriun ku sendet kanë vlerë minimale.
Të duash fëmijën do të thote të jesh aty kur hedh hapin e pare. Ai si Atlasi mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz per te realizuar kete veprim. Po aq energji, e mbase edhe me shume, i duhet për te artikuluar fjalen.
Këto jane momente kyç ku prindi duhet te jete i pranishëm dhe të mbështesë fëmijën e tij. Keto momente fuqizojnë ose jo lidhjen mes tyre.
Mbështetja, nxitja dhe durimi i prinderve jane edhe çelesi i suksesit të rritjes dhe edukimit.
Edukimi nuk eshte urdher, por akt dashurie e pergjegjesie. Eshte nje proces i shtrire ne kohe për të cilin fëmija ka nevojë si per ajrin. Lira Gjika