Shqipëria ‘mbytet’ nga euro, do habiteni nga shuma marramendëse që është këmbyer

610
0

Muaj e fundit ekonomia shqiptare po përballet me një vërshim marramendes të eurove në treg. Top Channel publikon për herë të parë shifrat zyrtare të siguruara nga Banka e Shqipërisë, të cilat tregojnë se oferta e euros në tregun vendas është rritur me 35 % në katër vitet e fundit.

Sasia e eurove të këmbyera në tregun e brendshëm, për periudhën janar-prill, nga viti 2014 deri në vitin aktual, në 4 muajt e parë të këtij viti, në tregun e brendshëm janë këmbyer thuajse 1 miliardë e 780 milionë euro. Kjo do të thotë se në janar-prill të këtij viti, në Shqipëri janë këmbyer 460 milionë euro më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014.

Por këto janë të dhënat vetëm për katër muajt e parë të vitit. Nëse supozohet i njëjti fluks edhe për tetë muajt e tjerë, atëherë rezulton se aktualisht në Shqipëri këmbehen 1 miliardë euro më shumë se sa katër vite më parë.

Rritja e sasisë së eurove, vlerësohet si shkaku kryesor për zhvlerësimin e shpejtë të monedhës europiane ndaj lekut. Por pyetja që ka hapur një debat të nxehtë mes ekspertëve, por edhe kampeve politike është se nga po vijnë këto para? A janë prurje të ligjshme, apo gjenerohen nga trafiku dhe aktivitetet e tjera kriminale.