Shqipëria mbyllet nga nesër? Rama: Po presim vendimin, komiteti i eksperteve do thotë…

2700
0

Për shkak të shifrave të rritura të infektimeve dhe jeteve te humbura nga Covid, ditën e nesërme, komiteti teknik i ekspertëve do të mblidhet për të njoftuar masat e reja shtrënguese që do të hyjnë në fuqi në vend.

“Komiteti do mblidhet nesër, kemi diskutuar do ketë shtrëngim të masave patjetër, por këtu thelbi është se ata insistojnë që duhen zbatuar masat që janë”.

Kryeministri theksoi se vetëm kur të mbarojë vaksinimi do mbarojë edhe infektimi dhe se masat janë vetëm për të ulur ritmin e përhapjes së virusit.

Pse u mbyllëm atëherë dhe pse nuk mbyllemi sot apo se ka zgjedhje. Është thënë nga e gjithë bota, masat nuk do ta shmangin dot infektimin, masat shërbejnë vetëm për një gjë, për të ulur ritmin e infektimit dhe për të garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njerëzve për të marrë shërbim.

Infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi, kaq e thjeshtë, të gjitha të tjerat janë dinamika mbi bazën e të cilat shtet ndërmarrin hapat e tyre. Se u mbyll Gjermania fundvitin e kaluar e pati një rritje të madhe të infektimeve, që u bë objekt i një diskutimi shumë të madh, kështu që këto janë masa që vlerësohen në dinamike, që i sugjerojnë jo gazetarët e analistët e politikanët, por ekspertët e ne veprojmë mbasi kemi dëgjuar me shumë vëmendje.

Ne nuk jemi të shqetësuar për numrat, ne jemi të shqetësuar për faktin që mos zbatimi i masave mund të çojë në rritje të numrave përtej asaj që ka qenë në parashikim, kjo që po ndodh është brenda parashikimit se ne patëm një periudhë aspak të favorshme menjëherë pas festave e sikur mos kishim marrë ato pak masa që morëm do ishim sot me numra më të mëdhenj. Këto janë efektet e wikendeve deve masive në Korçë e Gjirokastër e me radhë.

Megjithatë jeta vazhdon nuk mund të ndalojmë jetën e përditshme të njerëzve se edhe sikur ta bëjmë këtë, do duhet të presim nuk e di sa kohë brenda mbyllur.

Nuk mundemi dot të rrimë të gjithë mbyllur brenda të presim të iki virusi, virusi nuk ikën këtu është çështja.

Prandaj do ketë një shtrëngim të masave, komiteti teknik do mblidhet nesër ne do presim konkluzionet, ata po diskutojnë, kemi diskutuar, janë të shqetësuar, do ketë shtrëngim të masave patjetër por këtu thelbi është e ata insistojnë që duhen zbatuar masat që janë, nëse njerëzit vënë maskat, njësitë tregtare zbatojnë protokollet,  ora p olicore respektohet, lokalet nuk vazhdojnë ehgenun, gjërat janë në rregull”.