Kryeministri Rama flet per masa te reja shtrenguese. Nga neser pritet qe..

870
0

Kreu i qeverise Edi Rama deklaroi në konferencën për shtyp se Komiteti Teknik do të mblidhet nesër dhe do të marrë vendimin për shtrëngimin e masave sa i përket parandalimit të përhapjes së Covid.

Rama paralajmëroi shtrëngim të masave, ndërsa bëri me dije, se për këtë çështje do të ketë një njoftim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e nesërme.

“Patjetër që do të ketë shtrëngim të masave. Komiteti Teknik do të marrë vendimin dhe do ta bëjë publike nesër”, tha Rama.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të komunikojë në detaje masat, kryesisht për rritjen e gjobave ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat e vendosura për përhapjen e Covid 19 në publik. “Nëse nuk respektohen masat e vendosura, ata do të marrin vendime të reja”, tha Rama.

“Masat i sugjerojnë ekspertët dhe ne veprojmë pasi i kemi dëgjuar. Mund të them se nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa vetë sëmundja. Këtu ka një kompleks çështjesh që duhen mbajtur parasysh, jeta e njerëzve, psikologjia, ekonomia,… dhe duhet të jemi shumë të ekuilibër, – theksoi kryeministri. – Ne nuk jemi të shqetësuar për numrat, por se mos mungesa e zbatimit të masave shkon përtej parashikimit. Nëse ne nuk do të kishim marrë masat që u morën për festat e fundvitit, nuk do të kishim të njëjtën situatë”