“Shqipëria mbyllet më 23 tetor, ndërsa Evropa do te…” Vjen parashikimet i bujshem per Covid

5622
0

Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako diten e sotme në studion e emisionit “E Diell”, bëri një deklaratë të bujshme.

Ai tha se e gjithë Evropa do të përjetoje një karantinë të dytë më datë 25 tetor, ndërsa vendi ynë do të jetë nga të fundit vende që do të aplikoj sipas tij vazhdën e izolimit.

Ai parashikoi se kjo mbyllje do të ndodhë para datës 23 tetor.

“Me 25 tetor parashikohet vala e tretë. Do të hidhet një virus që do të jetë 30% më i fortë, i cili është realizuar në vitin 2015 në laborator. Viruset janë shpikur në laborator, ka dalë njëherë patenta dhe më pas e ka pësuar popullsia në virus. Kështu ka ndodhur dhe me COVID-in, i cili është një përzierje e disa lloje virusesh.

Këto hidhen me avion. Në Shqipëri do të ndodhë bllokimi. Në Shqipëri unë mendoj që me datën 23 tetor do të jemi të mbyllur. E gjithë Evropa do të jetë e mbyllur përpara kësaj date, ne do të jemi nga vendet e fundit”, u shpreh Cako.