Italia shtrëngon serish masat anti-Covid: Ja kufizimet e reja, do te mbyllen edhe..

Kryeministri italian Giuseppe Conte gjate nje konference per shtyp sqaroi masat e reja të marra nga qeveria italiane si pasoje e pandemisë së COVID-19.

Conte tha se palestrave do t’u jepet një javë kohë për t’u përshtatur me protokollet e sigurisë.

“Vendi nuk mund të përballojë një bllokim të ri të përgjithësuar”, tha Conte.

Ndër masat e reja të marra nga qeveria italiane në kuadër të pandemise u prezantua mundësia që kryetarët e bashkive të mbyllin rrugët dhe sheshet ku krijojnë shumë grumbullime.

Nderkaq në shkolla do të vijojë mësimi, por është sugjeruar që për shkollat e mesme të bëhet mësimi online.

“Ne do t’u japim palestrave një javë kohë për të marrë masat për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë”, shpjegoi kryeministri Conte, duke nënvizuar se ka lajme kontradiktore për këtë sektor në lidhje me përshtatjen e strukturave individuale, me rregullat.

“Mbetet e ndaluar – shtoi Conte – “sporti i nivelit amator dhe garat e aktivitetet themelore amatore. Restorantet do të lejohen të punojnë deri në mesnatë, ndërsa do të kufizohet numri në 6 persona për tryezë. Do të vijojnë ende pa kufizime spitalet, aeroportet, autostradat”, sqaroi Conte.

“Strategjia nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë si në pranverë: në muajt e fundit kemi punuar intensivisht. Masat më efektive mbeten ato paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena vetjake. Ne i duhet ti kushtojmë vëmendje sidomos grumbullimeve me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata kemi nevojë për kujdes maksimal. Qeveria është aty por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi kryeministri italian Conte.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.