“Shqipëria i detyrohet shumë Italisë”, Rama mesazh për Giorgia Melonin

75
0

Kryeministri Edi Rama ka uruar Giorgia Melonin për detyrën e re si kryeministre e parë grua e Italisë.

Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan se Shqipëria i detyrohet shumë Itailsë dhe se me vendin fqinj na lidh një miqësi e vjetër.

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore që ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat Giorgia Meloni”, shkruan Rama.

Qeveria e Melonit u betua këtë të shtunë para Presidentit italian Sergio Mattarella.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.