“Shqipëria duhet ta mbaje një sy hapur”, – flet sizmologu i njohur pas paralajmërimit për një tërmet tjetër 7.5 ballë në Turqi

4028
0

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 dhe atij që ra së fundmi në Turqi, institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes dhe vigjilencës në Shqipëri.

Sizmilogu Rrapo Ormeni thotë se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

Tërmeti me magnitudë 7.5 rihter që është paralajmëruar në Turqi, pritet të ndihet edhe në Shqipëri.

Por vendi ynë është mbi 2500 km larg, kjo bën që energjia të shuhet dhe ndjeshmëria në vendin tonë mund të jetë deri në 5-6 ballë.

“Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë tek ne.”

“Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, theksoi sizmologu.

Tërmetet nuk parashikohen, por studimet mund të japin të dhëna të vlefshme, për të qenë sa më të përgatitur në rast të ndonjë tërmeti tjetër të fortë.

“Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë”, theksoi ai.

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, duke folur pas tërmetit në Turqi, një tjetër zonë sizmike afër vendit tonë, Ormeni, ndër studiuesit e paktë dhe të mirëfilltë të sizmologjisë që i kanë mbetur vendit tonë, shprehet:

“Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet”.