Shqipëria do të presë 20 mijë afganë! Çfarë deklaroi biznesmeni

35
0

Mund të jetë një gabim, por sipërmarrësi i njohur në Itali me origjinë afgane, Hamed Ahmadi, themelues i zinxhirit “Orient Experience” në Venecia, ka deklaruar se Shqipëria do të presë 20 mijë afganë.

Deklaratën e bëri ndërsa priti motrën e tij në aeroportin “Fiumicino”, ku dhe kërkoi mbështetjen e gjithë botës për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij.

“Ky është një gabim, pasi nuk janë fajtorë vetëm amerikanët, por e gjithë bota është fajtore për atë çfarë po ndodh në afganistan. Por kjo është politike, sepse jam i bindur se të gjithë popujt duan të na ndihmojnë. Ashtu siç ndihmuan motrën time, kam ende shpresë që qeveria italiane të na mbështesë dhe presë dhe të bëjë gjithçka që mund të bëjë. E di shumë mirë që nuk mund të shpëtohen të gjithë, por për mua gjestin më të bukur për mua e kanë bërë shqiptarët. Një vend me 2 milionë banorë ka vendosur që të krijojë kushte për 20 mijë persona. Ndaj është koha që të reflektojmë mbi atë çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëhet për të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në vendin tonë do të strehohen 3000 mijë afganë, jo 20 mijë siç u shpreh sot Hamed Ahmadi. Autorietet shqiptare kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, por ardhja e afganëve po shtyhet, për shkak të kaosit në Kabul. Shqip

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.