Po ndodh në Radhimë. Zjarri i afrohet hoteleve, pushuesit dalin me çanta në rrugë (FOTO)

127
0

Zjarri që përfshiu pasditen e sotme Radhimën si pasojë e djegies së gjeneratorit që furnizonte zonën me energji ka trembur pushuesit.

Frika nga flakët, dhe sidomos shqetësimi nga tymi i madh që ka mbuluar zonën, i ka detyruar të lënë hotelet dhe banesat ku ishin akomoduar.

Aktualisht Radhima dhe Orikumi janë pa energji. Sakaq zjarri në zonë po përparon me shpejtësi dhe pse në vendngjarje janë katër zjarrfikëse që po luftojnë me flakët si dhe vetë banorët e zonës.

Veç sipërfaqes me bimë dhe shkurre raportohet se janë djegur edhe disa banesa të rrënuara në të cilat nuk jeton njeri.