Shqipëria braktiset nga të gjithë, largohen edhe punëtorët nga Bangladeshi

48
0

Për faktin e thjeshtë që pagat kanë mbetur në vendnumëro dhe se jetojmë në një vend ku e nesërmja është e panjohur, shqiptarët po largohen në masë jashtë vendit. Të rinjtë nuk zgjedhin të punojnë në vendin e tyre dhe emigrojnë në shtete të zhvilluara si Gjermania, Franca dhe Anglia.

Kjo ka shkaktuar një krizë të madhe për fuqi punëtore në vendin ton. Duke nisur që nga shërbimi, ku edhe lokalet e lagjes kërkojnë punëtorë dhe vazhduar me prodhimin, ndërtimin dhe çdo fushë tjetër të biznesit, sfidën më të madhe kanë plotësimin me forcën punëtore.

Një zgjidhje në dy vitet e fundit ka qenë sjellja e punëtoreve nga Bangladeshi, por në muajt e fundit edhe këta të fundit e kanë rritur standardin dhe nuk e preferojnë më Shqipërinë. Bizneset janë alarmuar për faktin se ata po i lënë vendet e punës pa lajmëruar dhe po largohen drejt vendeve të tjera evropiane.

Këta punëtorë kanë arritur të gjejnë rrugë për të punuar në mënyrë të paligjshme nëpër vende të tjera të Europës, ku paguhen edhe më shumë dhe po “avullojnë” dita-ditës, duke lënë punën pa paralajmërim dhe prishur planet e bizneseve.

Tashmë tregu ynë i punës po orientohet nga Egjipti, por as në këtë version shpresat nuk janë të mëdha, deri në momentin që bizneset tona të kuptojnë se zgjidhja më e mirë është të rrisin pagat fillimisht për shqiptarët, në mënyrë që një pjesë e tyre të zgjedhin të qëndrojnë.