“E lëshoi Luizi, hiqe hiqe” Këngëtari “trondit” banorët, urinon live gjatë sfidës (Video)

95
0

Nëse mendoni se i kishit parë të gjitha, ndodh edhe kjo në Big Brother Vip. Luizi ka kryer nevojat personale gjatë transmetimit.

Ai ishte duke marrë pjesë në “Loja e Rezistencës”, në të cilën banorëve pjesëmarrës do t’i duhet të rrinë të paktën 10 orë pa lëvizur duke mbajtur shtypur një buton gjatë gjithë kohës.

Kur kanë kaluar rreth 6 orë nga nisja e sfidës, shumica e konkurrentëve ndodhen ende në garë për fitimin e 2500 eurove, megjithatë disa prej tyre janë eliminuar, duke mos rezistuar sa të tjerët.

Luizi në tentativë për të mos u eliminuar, ka kryer urinën i mbyluar me batanije, ndërsa shumë banorë kanë kërkuar që të vihet muzikë të mos e dëgjojnë.

Më pas, Luizi u skualifikua nga loja, thuajse pas gjashtë orësh. Ai ishte i pari banor që e mori me sportivitet sfidën e rezistencës, për më tepër, ai shprehu bindjen që do thyente rekordin botëror të 14 orëve.

Por, ai nuk rezistoi dot aq gjatë sa pretendoi. Sapo drita e tij u fik, Olta ishte e para që i tha të linte lojën, pasi ajo e konstatoi poçin e fikur, sepse ndryshoi ngjyrë.

VIDEO