Shqipëri-Itali firmoset marrëveshja e rëndësishme në sektorin energjetik

140
0

Shqipëria dhe Italia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në sektorin energjetik. Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri i Jashtëm italian dhe Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku e cila dha më shumë detaje

Belinda Balluku: Me anë të kësaj marrëveshje shteti shqiptar do të marrë një hua prej 35 milionë Euro dhe përmes kësaj huaje ne do të zhvillojmë një projekt, i cili konsiston në përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, konkretisht në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Fushë-Krujës, me fokus kryesor përmirësimin e nënstacioneve ekzistuese, sistemin Scada dhe rrjetin e tensionit të mesëm, duke i ofruar kështu mundësi agjencive shtetërore, ndërmarrjeve shtetërore, por edhe atyre private që të ofrojnë një shërbim cilësor në furnizimin e energjisë elektrike.

Ndërsa Zëvendësministri i Jashtëm italian theksoi se ndihmat ndaj Shqipërisë për sektorë të ndryshëm do të vijojnë.

Edmondo Cirielli: Ky është një hap tjetër përtej angazhimit që ndërmorëm pas tërmetit të 2019, ku Italia me të drejtë u gjend në radhë të parë për të ndihmuar Shqipërinë. Mbi të gjitha do të hedhim bazat për bashkëpunime të reja dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Pavarësisht se energjia është një treg i paparashikueshëm, viti 2023 do jetë më i qëndrueshëm në këtë sektor sipas Zëvendëskryeministres Balluku.