Produksioni i njoftoi për sulmin, Luizi përlotet: E njihja rojen.. (VIDEO)

144
0

Produksioni i “Big Brother VIP” ka vendosur sot që t’i informojë banorët për sulmin ndaj Top Channel. Pasi morën vesh për lajmin, Luizi ka treguar se e njihte personalisht viktimën Pal Kola dhe është përlotur.

Megjithatë, ai u shpreh se çfarëdo që të fitojë nga ky emision, një pjesë të konsiderueshme do ja dhurojë familjes së rojes së sigurisë që mbeti viktimë e plumbave.

“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist.

Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca juaj sepse jeni në lëvizje. Pavarësisht garave, të gjitha janë zero kundër kësaj. I them familjes së të ndjerit që një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre”, u shpreh Luizi. 

VIDEO