Shpërthimi misterioz që “shkundi edhe tokën”, policia: Fenomen i panjohur, nuk ishte tërmet

232
0

Një shpërthim i fuqishëm dhe njëkohësisht misterioz shkundi qytetin e Tennessee gjatë fundjavës së kaluar ku shumë banorë thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe e ndjenë ‘tokën të dridhej’.

Momenti është kapur nga kamerat e sigurisë, ndërsa shtyllat elektrike fillojnë të lëvizin si pasojë e shpërthimit të fortë. Shumë njerëz thirrën departamentin e policisë lokale për të raportuar atë që oficerët po e qujatën si “fenomen i panjohur”.

Departamenti i Policisë në Clarksville konfirmoi se tingulli misterioz u dëgjua në shumë pjesë të Qarkut Montgomery, porse nuk kishte raporte për ndonjë të lënduar ose dëme materiale. Gjithashtu Shërbimi Gjeologjik Amerikan nuk raportoi të kishte regjistruar ndonjë tërmet në zonë. Fenomeni i çuditshëm mbeti i panjohur dhe i pashpjegueshëm. VIDEO