Pëllumb Pipero jep lajmin e keq: Jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën mund të..

171
0

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur mbrëmjen e sotme në “Opinion” se jo të gjithë qytetarët që marrin vaksinën kundër COVID-19 mund të imunizohen.

Ai shpjegoi se organizmi i njeriut nuk përgjigjet njëlloj për vaksinën, prandaj dhe imunizimi tek qytetarët është i ndryshëm.

“Vaksina me 100% mbrojte kundër COVID nuk ka. Edhe aplikimi i vaksinës ka të bëj me përgjigjen individuale, jo të gjithë reagojnë duke formuar imunitet. Njëlloj ndodh me personat që sëmuren”,tha Pipero.