Shpërthen festa në Himarë, Fredi Beleri drejt fitores si eurodeputet i Greqisë

219
0

Zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi, kryesohen bindshëm nga partia në pushtet e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis

Fitorja e Demokracisë së Re është me një diferencë të thellë nga partia e majtë e SYRIZA-s që renditet në vendin e dytë.

Fredi Beleri, aktualisht është i treti më i votuari nga nga Demokracia e Re, ku duket se do të sigurojë njëvend në Parlamentin Europian, pasi partia e kryeministrit grek do të përfaqësohet aty me 7 deputetë.

Në qytetin e Himarës ka shpërthyer festa për zgjedhjen e Belerit në institucionin më të rëndësishëm të BE-së.

Pirro Dhima qe po ashtu kandidon nga Demokracia e Re, ka aktualisht 33.079 vota, i renditur i 9-ti.

Përballë zyrave të Omonias, qytetarët e entuziasmuar për fitoren po brohorasin “Nelson Mandela Dhe Fredi Beleri fitojnë nga burgu”.