“Të kërkova ndihmë e më ngule thikën pas shpine”, motra shpërthen keq ndaj vëllait: Je mashtrues

255
0

Demiri dhe Thëllënxa, motër e vëlla që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” ndodhen në konflikt për shkak të një borxhi. Gjithçka ka nisur me marrjen e një kredie nga ana e Thëllënxës që për t shlyer mori një tjetër kredi. Në pamundësi për ta paguar, vajza e saj kishte vendosur si kolateral shtëpinë.

Kur banka e nxori në ankand sepse kredia nuk ishte paguar, Thëllënxa i kërkoi ndihmë vëllait, Demirit që ta blinte ai shtëpinë. Kjo është arsyeja pse vëllai e ka sjellë Thëllënxën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Thëllënxa i ka kaluar përmes bankës një pjesë të shumës që pretendohet të jetë 25 milionë, ndërsa vlera e huasë është 38  mijë euro.

Demiri thotë se motra ka edhe pagesa shtesë pasi nuk ka paguar as faturat e ujit dhe ai ka ardhur nga Italia për t’i shlyer. Thëllënxa habitet dhe thotë se këto janë përpjekjet e vëllait për t’i marrë shtëpinë, madje deklaron se ai e ka goditur pas shpine.

Demir: Debitore karshi, sot e kësaj dite te UKT-ja, te uji. Të vij unë nga Itlia e të paguaj ujin tënd?

Thëllënxa: Ujin tim e kam paguar vetë unë ja ku i kam këtu.

Eni Çobani: 2 milionë e 700 mijë lekë.

Demir: Sot kam paguar 370 mijë! Kam bërë një akt marrëveshje unë atje!

Thëllënxa: Po akt marrëveshjen e kam bërë vetë unë!

Demir: Dakord, por çfarë ke paguar?

Thëllënxa: Ja ku janë faturat!

Demir: Çfarë ke paguar ti moj, çfarë ke paguar?

Thëllënxa: Ja librezat! Ti kërkon që edhe uji të kalojë sepse edhe faturën e dritave e hodhe në emrin e vajzës! Kontratën e ujit kërkon ta hedhësh në emrin e vajzës! Nuk e merr shtëpinë ti!

Demir: Shtëpia është e saja, nuk është jotja!

Thëllënxa: Ti nuk e merr shtëpinë të thashë!

Demir: E marrim!

Thëllënxa: O ti, o unë!

Demir: Ka mjete ligjore, ka mjete ndërmjetësimi!

Thëllënxa: O ti o unë, more vesh? Ti je një hajdut, një mashtrues! Unë kërkoj ndihmë nga vëllai! Vëllai mua ma ka futur thikën mbrapa shpine!Tv Klan