Shpërblimi i Vitit të Ri, Qeveria miraton VKM e re, dy kategorite qe perfitojne bonus..

766
0

Këshilli i Ministrave diten e sotme miratoi vendimin që parashikon se mjekët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë shpërblimin e fundvitit.

Më parë, qeveria kishte ndërmarrë një akt tjetër ku përjashtonte të gjithë punonjësit shtetëror nga organizimi i festës së fundvitit dhe shpërblimit për punën njëvjeçare.

Ky vendim i ri vjen edhe për shkak se bluzat e bardha dhe uniformat blu kanë qenë përgjatë gjithë vitit në ballë të luftës kundër Covid-19.

Mjekët me pacientët në spitale, ndërsa policët me qytetarët në rrugën gjatë vendosjes së masave shtrënguese.