Shpallen sot fituesit e Lotarisë Amerikane, në orën …

535
0

Dalin sot pergjigjet e Lotarise amerikane DV-2019 . Fituesit e Lotarisë Amerikane DV-2019 shpallen sot date 15 maj 2018 në orën 18:00.

Ambasada e SHBA në Tiranë e ka njoftuar më herët se: “Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë”.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV..

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes. Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.