‘Shpallen 4 kryebashkiakët e rinj’, njihuni me emrat fitues

2085
0

Partia Socialiste, nga mungesa e kandidatëve nga oppozita, e ka të sigurtë fitoren në 4 bashki kryesore të vendit.  Në bashkinë e Elbasanit kandidon i vetëm, Gentian Llatja, i propozuar nga PS si zëvendësues i Qazim Sejdinit.

Kandidati i PS është i vetmi në fletën e votimit dhe për rrjedhojë fitoren e ka të siguruar që më nisjen e procesit të votimit.

Edhe në Bashkinë e Fierit po ashtu, Armando Subashi është automatikisht i rikonfirmuarnë detyrë për një mandat të dytë.

Ndërsa në Gjirokastër, ish-deputeti i PS, Flamur Golemi pritet të zëvendësoje pa garë, Zamira Ramin e LSI-së.

Edhe në Himarë Partia Socialiste s’ka rival në garë, pasi Jorgo Goro pritet të rikonfirmohet për një mandat të dytë.

Goro ashtu si dhe kolegët e tjerë të PS nuk ka rival, pasi KQZ çregjistroi kandidatin e pavarur, Dionis Imeraj.

Njesoj ndodh edhe ne Shkoder, ku kandidat i vetem ne gare eshte socialisti Valdrin Pjetri.